Pantic: Prishtina kërkon intervenimin e KFOR-it në veri
Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Kërstimir Pantic thotë se dëshira e Prishtinës është që provokojë incidente në veri, në mënyrë që të shtyjë një intervenim nga ana e KFOR-it në mënyrë që të ndalohet dialogu Prishtinë-Beograd. "Në drejtim të këtij skenari janë edhe përpjekjet e vazhdueshme të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që përmes ajrit të bëhet dërgimi i doganierëve dhe policisë kufitare në pikë-kalimet Jarinë dhe Bërnjak", ka thënë Pantic, për media serbe.
“Serbët nuk duan provokime dhe të gjitha protestat e qytetarëve serb në veri do të jenë krejtësisht të qeta”, ka thënë Pantic, transmeton Rel.
Ai ka bërë të ditur se serbët e pjesës së veriut nuk do të pranojnë që të jetojnë në shtetin e pavarur të Kosovës, gjë që e kanë treguar edhe me anë të referendumin të 15 shkurtit të vitit të kaluar. /Telegrafi/