Papa e falënderon publikun për “simpatinë”

12:15 / 13.02.2013

Papa Benedikti XVI ka falënderuar publikun për “dashurinë dhe lutjet e tyre”, në daljen e parë publike pas lajmit për dorëheqjen e tij. Papa është pritur me brohoritje dhe lot në një sallë të Vatikanit mëngjesin e sotëm.

Ai ka thënë se është dorëhequr “për të mirën e Kishës” duke qenë i vetëdijshëm për shëndetin e tij, raportojnë mediat.

Papa më vonë në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të mbajë atë që njihet si dalja e fundit publike e tij.

85 vjeçari do të vazhdojë detyrën e tij deri në fund të muajit shkurt, kur do të pensionohet. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.