Papa flet në arabisht

20:59 / 10.10.2012
Kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, foli për herë të parë në arabisht gjatë lutjes së tij të përjavshme përpara pelegrinëve në Vatikan.

“Papa lutet për të gjithë personat që flasin arabisht. Bekimi i Zotit qoftë mbi ju”, u shpreh ati i Shenjtë, nëpërmjet një mëkëmbësi.

Zyrtarisht, përfshirja e arabishtes në listën e gjuhëve në të cilat Papa jep urimet e tij është bërë për të treguar mbështetje me pakicat e krishtera në Lindjen e Mesme.

Takimi i përjavshëm i Papës me pelegrinët e shumë vendeve bëhet në sheshin e Shën Pjetrit, ku një mëkëmbës lexon bekimet e Atit të Shenjtë në frëngjisht, anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, sllovakisht, çekisht, polonisht, hungarisht dhe rrallë edhe të gjuhëve të tjera, imponuar nga prezenca e një numri të madh besimtarësh nga një vend i caktuar, transmeton TCH.

Megjithatë, kjo ishte hera e parë që mbahej një raport i shkurtër edhe në arabisht.

Zyrtarë të Vatikanit, thanë për “BBC” se raporti i përgatitur në këtë gjuhë është një sinjal mbështetje drejtuar të krishterëve në vende të Lindjes së Mesme, ku gjenden edhe disa prej vendeve të shenjta më të hershme të krishterimit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
21:22 / 23.05.2013
Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Kohëve të fundit është folur shumë për telefonin e ri të Nokia’s, modelin EOS, i cili do të jetë telefoni i parë i ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.