Paqja rrezikohet nga ekstremistët serbë në veri!

22:00 / 21.08.2012
Zëvendës/shefja e misionit amerikan në Kombet e Bashkuara, Rosemary di Carlo, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u debatua raporti për Kosovën, lavdëroi Kosovën për disa zhvillime pozitive që, siç tha ajo, kanë ndodhur gjatë tre muajve të fundit.

Di Carlo tha se Kosova dhe Serbia kanë punuar në mënyrë efektive me njëra-tjetrën dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të nxitur zhvillimin e institucioneve të forta demokratike. Por, tha ajo, është për të ardhur keq që dy komuna serbe në veri kanë shpërfillur hapur ligjin e Kosovës dhe Serbisë duke improvizuar një proces paralel votimi.

“Strukturat paralele nuk kanë asnjë rol legjitim në Kosovë dhe ato duhet të ishin shpërbërë shumë kohë më parë, në përputhje me rezolutën 1244”, tha di Carlo, raporton VoA.

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin rifillimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, tani që Serbia ka një qeveri të re. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Brukselit për nxitjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në mënyrë që ato të përmbushin aspiratat e tyre evropiane”.

Shtetet e Bashkuara, tha di Carlo, urojnë Kosovën lidhur me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Ne, tha ajo, bashkohemi me kolegët në Grupin Drejtues Ndërkombëtar për njohjen e përparimit të madh të arritur në Kosovë. “Vendimi për t'i dhënë fund pavarësisë së mbikqyrur në shtator është një votë besim ndaj përkushtimit të Kosovës dhe aftësisë për të ndërtuar një shtet shumetnik dhe demokratik”.

Shtetet e Bashkuara, tha di Carlo mbeten të shqetësuara për kërcënimet ndaj sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, tha ajo, ndonëse e prek këtë çështje, aty duhet t’i ishte vënë më shumë theks mungesës së bashkëpunimit, dhe sulmeve e kërcënimeve ndaj personelit ndërkombëtar nga ekstremistët në veri.

“Bllokimet nuk janë hequr, lëvizjet e trupave vazhdojnë të jenë të kufizuara, zyrtarët e EULEX-it dhe trupat e KFOR-it vazhdojnë të jenë të kërcënuara. Kërcënimet kryesore për paqen në Kosovë vijnë nga lidhja e elementëve ekstremistë dhe kriminalë në veri”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Rosemary di Carlo
Rosemary di Carlo
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.