Paraburgim për Sabedin Rekën e Valsat Sejdiun

20:15 / 7.02.2013
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan ka konfirmuar se gjykatësja e procedurës paraprake, Drane Simonaj, u ka caktuar Sabedin Rekës dhe Valsat Sejdiut masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, ka konfirmuar për Rajonipress këtë vendim.

Sabedin Reka nga Kaçaniku është shtetas i Maqedonisë, si dhe Valsat Sejdiu. Ky i fundit me vendbanim në Binqë të Vitisë. Ata janë të dyshuar për vjedhjen e kishave serbe në Kllokot, Partesh, Binqë dhe Budrikë .

Haziri tha se në arrati ndodhen edhe tre të dyshuar tjerë, shqiptarë, po ashtu shtetas të Maqedonisë. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry (Foto: Vogue)

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:58 / 19.06.2013
Foto: Ilustrim

162 milionë euro më pak investime të huaja

Investimet e huaja në Kosovë, janë duke rënë me të madhe. Vetëm mes vitit 2011 dhe 2012 shohim rënie prej më shumë se...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.