Parakushti për Vujanovicin
Ministri i Jashtëm malazez, Milan Rocen, tha sot se qeveria e Malit të Zi mund ta hapë ambasadën në Kosovë, në nivel të të ngarkuarit me punë, edhe pa akreditimin të cilin duhet ta nënshkruaj presidenti, Filip Vujanovic. Megjithatë, ai ka shfaqur shpresën se “kjo nuk do të ndodhë”.Vujanovic më parë ka thënë se nuk do ta nënshkruaj dekretin për vendosjen e ambasadorit në Kosovë, e as që do ta pranoj akreditimin e ambasadorit të Kosovës në Podgoricë, derisa në Kosovë nuk njihet pakica kombëtare malazeze.
Rocen mendon se me miratimin e ligjit me të cilin parashihen ndryshime në Kushtetutën e Kosovës dhe njohja e statusit të bashkësisë kombëtare malazeze në Kosovë, është krijuar parakushti “në të cilin insiston z. Vujanovic”. /Telegrafi/