Parandalohet trafikimi i artefakteve
Autoritetet doganore të Maqedonisë kanë parandaluar trafikimin e artefakteve nga një shtetas amerikan në Aeroportin e Shkupit.Në një njoftim të shërbimeve doganore theksohet se shtetasit amerikan iu gjetën 260 artefakte me vlerë në bagazhin e tij, derisa po largohej nga Maqedonia.
Gjatë kontrollit të bagazhit personal në rentgenin e pikës kufitare, janë zbuluar materialet e dyshimta, që pas verifikimit rezultuan artefakte me vlerë, të mbështjella me letra, transmeton INA.
Policia kufitare e aeroportit theksoi se shtetasi amerikan po udhëtonte drejt Vjenës. Gjësendet e zbuluara u dorëzuan në Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore në Shkup. /Telegrafi/