Paris: Vriten tri gra kurde

10:53 / 10.01.2013

Tre gra kurde janë vrarë me armë zjarri në Paris, ndërsa trupat e tyre me plagë në kokë janë gjetur afër Institutit Kurd në Paris.

Një nga gratë thuhet se është bashkëthemeluesja e lëvizjes separatiste kurde PKK. Trupat janë gjetur në afërsi të Institutit Kurd në kryeqytetin francez, raporton “BBC online”.

Ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls i quajti vrasjet si të patolerueshme.

Ende nuk është i qartë motivi i kësaj vrasjeje të trefishtë, që ndodh në një kohë kur Turqia ka nisur bisedimet me liderin rebel kurd Abdullah Oçalan, në përpjekje për ta bindur që PKK të ulë armët. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.