Parlamenti nuk diskuton për ngjarjet në Shkup, PDSH braktisë seancën (Video)

20:26 / 2.03.2013
Deputetët e PDSH-së kanë braktisur seancën e Parlamentit, pasi që nuk u pranua propozimi i tyre që në rend dite të jenë incidentet e djeshme dhe të sotme nëpër rrugët e Shkupit.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu kërkoi nga foltorja e Parlamentit që të lirohen të gjithë demonstruesit e ndaluar nga policia.

“Çfarë seance po doni të mbani, kur shtëpitë e shqiptarëve po sulmohen gjithandej, gaz lotsjellës gjithandej dhe se Çairi është në shtetrrethim. Kjo është skandaloze nga policia e Ali Ahmetit dhe Nikola Gruevskit. Po rrihen gjithandej, të ju vij turp, do të paguani gjakun e këtyre fëmijëve. A keni moral ju, po shisni fëmijët për të ruajtur karriget. Urgjentisht kërkoj që të lirohen shqiptarët e ndaluar nga policia. Ne sot braktisim Parlamentin dhe nuk do të marrim pjesë në punën e tij”, ka theksuar deputeti Bekim Fazliu.

Pas tij në foltore ka dal deputetja e VMRO-DPMNE, Silvana Boneva e cila shprehu keqardhje për tensionet ndëretnike që po ndodhin në Shkup dhe ajo apeloi që partitë politike të mos keqpërdorin fëmijët për poenë politik.

Pas këtyre fjalimeve deputetët në procedurë urgjente miratuan ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe e dërguan për lexim të dytë në komisionet parlamentare. Pas miratimit nëpër komisione, projekt –ligji do të kthehet për votim final në ora 18, ashtu siç u caktua nga kryeparlamentari Veljanovski, transmeton INA

Ndryshe, Parlamenti i Maqedonisë ka nisur një seancë urgjente lidhur me miratimin e ndryshimeve të reja të Kodit zgjedhor, por në këtë seancë ka mbretëruar atmosfera e shqetësimeve lidhur me ngjarjet dhe incidentet e sotme që po ndodhin në Shkup, nga protesta dhe revolta e të rinjve shqiptarë në shenjë proteste kundër dhunës së huliganëve maqedonas të ushtruar dje.

Seanca u ndërpre me kërkesën e deputetit të PDSH-së, Imer Aliu, i cili theksoi se ngjarjet e reja me protestat janë më të rëndësishme se kodi zgjedhor.

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu me fotografinë e fëmijës së plagosur gjatë dhunës së djeshme nga huliganët maqedonas ka kërkuar ngjarjet e tilla janë më të rëndësishme se kodi zgjedhor.

“Sot jemi në një situatë të rëndë të imponuar nga pushteti dhe që po rrezikon shqiptarët. Ata u rrahën dhe u maltretuan nëpër rrugë, në shtëpitë e tyre. Unë e di se për ju kjo seancë është e rëndësishme, por të shikoni këtë fëmijë 13 vjeçar që është përgjakur, dhe kjo është më e rëndësishme se pjesëmarrja në zgjedhje. Policia nuk ndërmori asgjë kundër huliganëve që sulmuan fëmijë dhe gra shqiptare. Fati i të rinjve të rrahur janë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe dallaveret e juaja”, ka theksuar deputeti Aliu, duke kërkuar që në rend dite me urgjencë të vendosen ngjarjet e dhunshme në Shkup.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski pranoi kërkesën e deputetit të PDSH-së, duke shtyrë seancën për një orë. Veljanovski megjithatë nuk siguroi se do të vendoset në rend dite kjo çështje, duke theksuar se ngjarjet jashtë Parlamentit nuk duhet të përcillen edhe brenda këtij institucioni.

Në këtë seancë po merr pjesë edhe opozita maqedonase, pas marrëveshjes së djeshme me ndërmjetësimin e BE-së dhe eurokomisionerit Shtefan Fyle. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.