Parlamenti trash borxhet
Parlamenti i Maqedonisë edhe pas më shumë se dy javë nuk ka përgjigje për borxhin ndaj deputetëve. Parlamenti përballet me këtë problematikë ndaj deputetëve të cilët jetojnë jashtë qytetit të Shkupit, ata nuk kanë marrë mjetet për harxhimet e rrugës dhe të tjera për më shumë se shtatë muaj. Ndonëse se ky borxh nuk është shlyer ndaj deputetëve tash e disa muaj, “Zhurnal plus” mëson se ky institucion ka borxhe edhe ndaj kompanive të cilat punojnë në rekonstruimin e objektit të institucionit ligjvënës.
Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Zharko Denkovski i cili është edhe kompetentet për të informuar mbi shkaqet e borxheve përgjigje nga ai deri sot e këtë ditë nuk ka ardhur. “Për këtë, përgjigje mund t’u jap përmes e-mailit, dërgoni pyetjet në adresën time dhe do t’u përgjigjemi. Nuk e di për sa kohë do t’u përgjigjem por do të përpiqem sa më shpejtë që mundem”, tha sekretarit Denkovski.
Sipas burimeve Parlamenti nuk u ka borxh vetëm deputetëve të cilët jetojnë jashtë Shkupit për harxhimet e rrugës, por borxhe ka edhe ndaj kompanive të cilat punojnë në rekonstruimin e objektit të Parlamentit. “Po, përveç borxheve për harxhimet për rrugë dhe të tjera ndaj deputetëve, Parlamenti u ka borxh edhe kompanive të cilat punojnë në rekonstruimin e objektit, por për këtë publikisht mund të flasin vetëm personat e autorizuar”, thotë burimi. /Telegrafi/