Partitë shqiptare, pa strategji për zgjedhjet

10:11 / 25.09.2012
Derisa partitë maqedonase kanë shpalosur strategjitë se si do të veprojnë për tërheqjen e elektoratit të tyre, partitë shqiptare akoma nuk kanë shpalosur strategjitë e tyre.

Partitë politike në Maqedoni në mënyrë aktive po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

VMRO-DPMNE po aplikon projektin e saj për zgjedhjet lokale me moton "Idetë e reja", ku qytetarët kanë mundësitë për të ofruar idetë e tyre pranë komunave si dhe projekte të ndryshme. Edhe Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) ka theksuar se do të zbatojë projektin e saj "Hape derën për të ardhmen", ku është planifikuar tërheqja e votuesve derë më derë dhe vizitat e ndryshme tek qytetarët, shkruan INA.

Ndërkohë, partitë shqiptare akoma janë të heshtura lidhur me përgatitjet e tyre për zgjedhjet lokale. BDI nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet apo shpalosjen e ndonjë strategjie për zgjedhjet e ardhshme. PDSH po vazhdon me fushatën e promovimit të kandidatëve të saj në garën për komunat, ku kandidatët e prezantuar po shpalosin projektet dhe prioritetet e tyre fillestare. RDK gjithashtu nuk ka ndonjë aktivitet të veçantë, mirëpo nga kjo parti theksojnë se grupe të punës po hartojnë një strategji e cila do të jetë e para sa i përket një partie shqiptare në Maqedoni, e cila siç thuhet do të jetë “model i ri dhe ofertë e re për votuesin shqiptarë përmes projekteve konkrete”.

Demokracia e Re (DR) bën të ditur se po punon në terren për forcimin e strukturave partiake dhe se kjo parti gjithashtu bën të ditur se ka nisur parapërgaditjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:28 / 24.05.2013
Leona Lewis

Leona Lewis e interesuar në astrologji

Këngëtarja britanike, Leona Lewis, fascinohej nga astrologjia kur ajo ishte e re dhe gjithmonë ëndërroi që të shkonte n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
9:52 / 24.05.2013

Fadil Ismaili, miliona euro “Komtel”-it

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomit të Kosovës (MZHE), Fadil Ismajli, i emëruar në kuadër të riformatimit të qeverisë T...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.