Pasaporta e Sanxhakut?

16:07 / 30.09.2012
Në faqen të zyrtare të Facebook-ut të Meshihatit të Sanxhakut, është shfaqur fotografia e pasaportës së Republikës së Sanxhakut, që ka simbolet e flamurit boshnjak, me mbishkrime edhe në arabisht. Fotografia është larguar shpejtë!

Në Meshihat dyshojnë se fotografia është imponuar dhe se prapa këtij “provokimi” qëndron kryemuftiu i Bashkësisë Islame të Serbisë, Muamer Zukorlic.

"Është gjë jo e mirë. Shaka pa takt. Kohët e fundit ky grupim ndërmerr lëvizje të pakuptimta që çojnë në ndarje. Por, asnjë nga që nuk ka peshë, as kapacitet. Mesazhet e tyre fetare apo politike nuk kanë asnjë peshë tek myslimanët. Ky grup po vdes", tha Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Adem Zilkic.

Lideri politik i boshnjakëve të Serbisë, Rasim Ljajic, tha se paraqitja e pasaportës së Republikës është budallallëk.

"Asgjë nuk do të ketë nga kjo. Problemi është se me këta hapa bëhen vetëm dëme, pavarësisht nga fakti nëse është një lojë ose një mesazh politik", vlerësoi Ljajic. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.