PD flet vetë

14:18 / 27.07.2012
Partia e Ferid Aganit nuk e ka në plan që të largohet nga qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi, pavarësisht paralajmërimeve të partisë së Behgjet Pacollit, se do të ikin nga qeverisja nëse partia në pushtet hyn në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Zyrtarët e Partisë së Drejtësisë, e cila është pjesë e Koalicionit për Kosovë të Re, ku bëjnë pjesë më shumë se tri subjekte politike (AKR, PSD, PD, etj.), thonë se AKR-ja mund të flasë vetëm në emër të saj, por jo edhe në emër të subjekteve tjera që janë pjesë e koalicionit, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, analistë politikë vlerësojnë se aktualisht në këtë mes është duke u zhvilluar një lojë nervash.

Sipas tyre, nëse AKR vendos të dalë prej koalicionit, atëherë, vlerësojnë ata, ai koalicion bie pavarësisht se çka mendojnë partnerët e veçantë në KKR, sepse AKR ka numrin më të madh të votave në KKR.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Jeton Svirca, shprehet i vendosur se nuk do të ketë lëkundje të koalicionit aktual qeverisës, por megjithatë, sipas tij, nëse ndodh diçka e tillë, atëherë PD do të dalë me qëndrim të saj.

“Ne ende nuk e kemi shqyrtuar një gjë të tillë, megjithatë deklaratat e AKR-së vlejnë vetëm për këtë subjekt politik, por jo edhe për PD-në. Ne kemi bërë llafe për këto që po fliten nëpër medie, mirëpo kemi premtime se koalicioni do të vazhdojë më tutje”, ka thënë Svirca.

Ndërkaq, kreu i PD-së, Ferid Agani, ka thënë që nuk përgjigjet në pyetje hipotetike, kur është pyetur nga “Zëri” se cili është qëndrimi i PD-së karshi qëndrimit të AKR-së.

Megjithatë, sipas analistit Avni Zogiani, aktualisht në këtë mes është duke u zhvilluar një lojë nervash ngjashëm me atë momentin kur boksierët e takojnë njëri-tjetrin.

“Gjithçka është e mundur tani, por para së gjithash duhet pasur parasysh se presioni i ndërkombëtareve për një dialog për veriun do t’i detyrojë të gjitha palët të ndërrojnë qëndrim... prandaj, krejt çka mund të them unë tani është se nuk përjashtoj koalicionin PDK-AAK, ashtu siç nuk e përjashtoj edhe një lloj zgjidhjeje tjetër alternative që do të dilte nga një marrëveshje e ardhshme PDK-AAK-LDK-AKR”, ka thënë Zogiani.

Nga ana tjetër, edhe analisti tjetër Alban Bokshi vlerëson se nëse AKR vendos të dalë prej koalicionit, atëherë, sipas tij, ai koalicion bie pavarësisht se çka mendojnë partnerët e veçantë në KKR, sepse AKR ka numrin më të madh të votave në KKR. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.