PD në pritje të posteve të zëvendësministrave

22:40 / 1.07.2013

Agjendat e ngjeshura politike të kohëve të fundit e kanë shtyrë edhe çështjen e riformatimit brenda Qeverisë së Kosovës. Partia e Drejtësisë është duke pritur që t’i jepen edhe dy poste të zëvendësministrave, por për këtë çështje së pari duhet zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë Behgjet Pacolli.

“Arsyeja e shtyrjes fillimisht ka qenë agjenda e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili ka qenë në vizita zyrtare jashtë vendit. Pastaj ka qenë procesi i ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka qenë një proces shumë i rëndësishëm”, ka thënë nënkryetari i PD-së, Abdullah Klinaku, për Telegrafin.

Ai ka theksuar se tashmë janë të përshtatshme për të vazhduar edhe formatimin e mbetur brenda Qeverisë.

Klinaku ka theksuar se zyrtarisht nuk kemi pasur ndonjë konfirmim se do të jepen dy postet e kërkuara, por gjithmonë ka pasur një frymë pozitive. “Na është thënë se kërkesa juaj është në pajtim edhe me fuqinë dhe korrektësinë që e keni brenda koalicionit qeveritar, por konkretisht nuk ka lëvizur diçka”, ka theksuar Klinaku.

Emrat e përcaktuar për zëvendësministra janë Abdullah Klinaku për Ministrinë e Diasporës dhe Feti Mediu për Ministrinë e Kulturës.

Plotësimi i emrave nga PD-ja pritet të bëhet pasi që më parë AKR-ja ka marrë postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, që ishte kërkuar pas largimit të Agim Çekut nga Koalicionit për Kosovën e Re. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.