PDK-AAK, marrëveshje joformale për bashkëqeverisje?

21:16 / 17.01.2013
Mbetet i paqartë fati i koalicionit qeverisës mes PDK-së dhe AKR-së pas zhvillimeve të fundit të cilat shqetësuan partnerin e koalicionit, AKR-në. Këta të fundit janë në pritje të kryeministrit Thaçi për të rinegociuar marrëveshjen e koalicionit duke mos përjashtuar as mundësinë e largimit ndërkohë që PDK nuk ndihet e shqetësuar për këtë duke konstatuar se koalicioni po funksionon mirë.

Nga ana tjetër, brenda AAK-së flitet se mes liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Thaçi është arritur marrëveshje jo-formale për një koalicion të ri PDK-AAK.

Kushtëzimi i Aleancës Kosova e Re pas kalimit të ministrit të saj Agim Çeku tek PDK nuk e ka shqetësuar fare këtë të fundit. PDK konsideron se koalicioni qeverisës po funksionon mjaft mirë. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci thotë se nuk ka lëkundje në koalicionin PDK-AKR.

Mirëpo, ndryshe është përjetuar largimi i Çekut nga AKR, e cila i ka dhënë atij udhëheqjen e një prej resorëve që i takonte ta drejtonte në bazë të marrëveshjes së koalicionit. Në një komunikatë për media të lëshuar mbrëmë, AKR e vlerëson këtë zhvillim si shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.

Për më tepër, kjo lëvizje, sipas AKR-së, tregon dobësinë që PDK ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion. Andaj ky subjekt politik ka bërë të ditur se do të rishikojë tërë marrëveshjen dhe pozicionin e saj në kuadër të koalicionit qeverisës.

Sidoqoftë, zyrtarë të AKR-së i kanë thënë RTK-së se janë në pritje të kthimit të kryeminsitrit Hashim Thaçi nga Brukseli për të rishikuar marrëveshjen e koalicionit. Në këtë nuk përjashtohet as mundësia e largimit të këtij subjekti politik nga koalicioni qeverisës në rast se PDK i fundit nuk i përmbahet marrëveshjes së koalicionit.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si një subjekt i cili tash e disa muaj ka shfaqur gatishmërinë për të hyrë në koalicion qeverisës, duket se është më afër realizimit të qëllimit. Zyrtarë të kësaj partie gjatë ditës së sotme nuk kanë dashur të komentojnë asgjë rreth hapave të ardhshëm.

Mirëpo, burime brenda këtij subjekti i kanë thënë RTK-së se mes PDK-së dhe AAK-së tashmë është arritur një marrëveshje jo-formale e cila i mundëson liderit të AAK-së marrjen e postit të kryeministrit.

Sidoqoftë, gjithçka rreth koalicionit të ardhshëm pritet të formalizohet pas zgjedhjeve të brendshme në PDK. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.