PDK dhe AAK kundër listave të hapura

11:22 / 21.10.2012
Dy subjektet politike që së fundi janë përafruar maksimalisht me njëra-tjetrën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duket se kanë edhe një arsye më shumë që të bashkohen në një koalicion të ri qeverisës.

Drejtuesit e këtyre partive pothuajse janë pajtuar që të ndryshohet modeli i listave zgjedhore – nga ato të hapura në të mbyllura, gjë që mund të bëhet nëpërmjet komisioneve përkatëse parlamentare.

Të paktën kështu thonë burime nga Komisioni Parlamentar për Reformë Zgjedhore. Ky burim tregon se në të gjitha takimet e komisionit për reformë zgjedhore, përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së nuk përcaktohen qartë nëse janë për lista të hapura apo të mbyllura, shkruan “Zëri”.

Ndërkohë që, sipas këtij burimi, zyrtarët e dy partive, sidomos gjatë pauzave insistojnë që të shkohet me lista të mbyllura.

“Të vetmit që kanë qëndrim të njëjtë prej fillimit për lista të hapura, ashtu si i kemi pasur deri tash janë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ‘Vetëvendosjes’. Këta të PDK-së dhe Aleancës janë të interesuar që t’i mbyllin listat, por këtë nuk po e thonë publikisht në komision”, ka thënë burimi i gazetës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.