PDK nis zgjedhjet e brendshme më 1 nëntor
Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq edhe me qeverinë, pas një mbledhje të kryesisë, të mbajtur sonte në mbrëmje, ka vendosur që me 1 nëntor të fillojë procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.Sipas informatës së plasuar nga RTK, zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës do të fillojnë me 1 nëntor dhe do të zgjasin deri më 15 dhjetor.
Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen zgjedhjet në degë, nëndegë dhe seksione, derisa pas datës 15 dhjetor do të fillojnë përgatitjet për kuvendin zgjedhor, ku do të zgjidhen strukturat udhëheqëse të PDK-së. /Telegrafi/