PDK profilizohet si parti e qendrës së djathtë (E plotësuar)

16:21 / 27.01.2013
Në punimet e sotme të Konventës së VI-të të PDK-së është diskutuar edhe rreth profilit të partisë, me ç’rast delegatët janë përcaktuar për profilizimin si parti e qendrës së djathtë.

Ndryshe, pa kundërkandidat dhe me votim të hapur është rizgjedhur dhe për një mandat katërvjeçar si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i deritashëm i PDK-së, Hashim Thaçi.

Pas rizgjedhjes si kryetar i PDK-së, Thaçi tha se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe nacionale.

“Unë sot nuk kam ndonjë premtim të madh, por dua vetëm t’ju siguroj për diçka. Unë si kryetar i PDK-së, bashkë me lidershipin që do të udhëheqë PDK-në, ju sigurojmë dhe garantojmë fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale”, theksoi Thaçi.

Ai po ashtu foli “për një qeverisje edhe më të mirë në të ardhmen dhe më efikase, me qëllim që qytetarët e këtij vendi të ndihen mirë dhe të jenë krenarë”!

Në Konventën e Partisë Demokratike janë dhënë propozimet për Këshillin Drejtues të kësaj partie, kurse në mesin e të propozuarve janë edhe Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Lista për anëtar të Këshillit Drejtues pritet të zhvillohet pas pak çastesh, shkruan KP.

Siç dihet ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, nuk ka pasur mundësi të jetë prezent në konventën e partisë, për shkak se ai po mbahet në paraburgim me akuzën për keqpërdorimet në ministri. Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka dashur të marrë pjesë në punimet e konventës, derisa në një letër publike drejtuar opinionit është shprehur se do të njoftojë me kohë për veprimet e tij në të ardhmen.

Ndryshe, që të dy këto figura kanë qenë më kritikët ndaj lidershipit aktual të partisë, lidhur me zhvillimet në parti, por edhe në qeverisje. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:21 / 23.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lan...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.