PDSH akuzon BDI-në, për ceremoninë serbe në Kumanovë

20:34 / 29.10.2012
Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi ka drejtuar kritika në adresë të BDI-së lidhur me ceremoninë serbe në Kumanovë për shënimin e Luftës së Parë Ballkanike.

“Dje pasardhësit e Milosevicit dhe Seselit, Nikolici dhe Dacici,të ftuar nga BDI, erdhën dhe na kujtuan gjenocidin dhe shpërnguljen e dhjetëra mijëra shqiptarëve nga trojet e tyre etnike ndër të cilat Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore. BDI u lejoi vrasësve serb të defilojnë në vendbanimet shqiptare me marrëveshjen për bashkëpunim policor mes Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë, kurse dje u mundësoi të festojnë masakrën ndaj dhjetëra mijë shqiptarëve”, tha Ibrahimi, transmeton INA.

“Sa u përket mesazheve shoviniste dhe fashisoide ua përkujtojmë amanetin e stërgjyshërve të tyre kush nuk e din se çfarë është vuajtja që dhemb, le ta kaloj Shqipërinë në këmbë”, tha Ibrahimi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.