PE: Të largohen strukturat paralele nga veriu

20:05 / 1.12.2012
Parlamenti Evropian, në projekt-rezolutën për Kosovën, kërkon largimin e strukturave paralele nga veriu i Kosovës. Mediat serbe raportojnë se kjo projekt-rezolutë do të diskutohet të hënën nga Këshilli për Politikë të Jashtme i PE-së.

Sipas kopjes që kanë siguruar mediat serbe, “Bashkimi Evropian mund të arrijë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën, edhe pse pesë anëtarët e tij nuk e njohin ende pavarësinë e saj, ndërkohë që i inkurajon ato që ta bëjnë një hap të tillë”, transmeton Rel.

Parlamentarët evropianë po ashtu thuhet se shprehin “shqetësim për mungesën e ndonjë përparimi të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë” dhe kërkojnë që të luftohet kjo dukuri në nivele të larta.

Rezoluta, në anën tjetër, mbështet rivendosjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ndërsa bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani ndërmjet palëve, veçmas të asaj për menaxhimin e integruar të kufirit.

Europarlamentarët thonë se “ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje” dhe theksojnë mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës.

Diplomatët evropianë i kanë bërë thirrje disa herë Serbisë që të heqë strukturat e sigurisë nga veriu i Kosovës nëse do që të avancojë në rrugën evropiane. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:47 / 21.05.2013
George Michael, Foto: Contact Music

George Michael po shërohet pas aksidentit

Këngëtari George Michael është duke u rikuperuar mirë pas lëndimeve që pësoi javën e kaluar në një aksident komunika...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.