‘Peçi jashtë rrezikut për jetën’

17:15 / 22.02.2012
Ministria e Mbrojtjes ka qenë kontradiktore ditët e fundit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Afganistan, ku humbi jetën një ushtarak shqiptar. Ditën e ngjarjes, bëri me dije se kishin mbetur të vrarë dy komando, çka bëri që në familjen e Aleksandër Peçit të niste morti, por pak orë më vonë u tha se ai ishte i plagosur rëndë.

Por, teksa dy ditët e fundit u bë me dije se Peçi do të dërgohet në Gjermani për mjekim më të specializuar, sot (e mërkurë) po e njëjta ministri bën me dije se ai ndodhet në “Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira”.

“Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë. Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet”, thuhet në komunikatë, ndërsa transmeton Gazeta Start.

Megjithatë, nëntetari do të dërgohet në Gjermani se kur nuk dihet, por siç thuhet pasi “gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.