Pejë, aksident trafiku me fatalitet

15:00 / 19.09.2013

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Komunikacionit Rajonal në Pejë, në orët e mëngjesit, në rrugën transit që lidh dy rrugët rajonale Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Mitrovicë, i është përgjigjur një aksidenti komunikacioni me fatalitet dhe lëndime trupore.

Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë BMW me regjistrim vendor drejtuar nga D. A. (1995), shqiptar nga Peja dhe dy biçiklistë, e që ngasës në njërën ishte A. M. 1970, shqiptar nga fshati Vrell/Istog, ndërsa ngasës i biçikletës së tjetër ishte B.H. 1971 rom nga fshati Vitomiricë/Pejë.

Vozitësi i veturës me të arritur përball pompës së derivateve, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, godet ngasësin e biçikletës A.M. 1970 nga fshati Vrellë/Istog, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme konstatuar nga mjeku kujdestar i emergjencës së qytetit, po i njëjti vozitës kalon në anën majtë të rrugës ku godet edhe biçiklistin tjetër B.H. 1971 dhe hedh atë jashtë rruge, që fatmirësisht këtij i shkakton vetëm lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhrin e tij të dyshimtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Trupi i pajetë i biçiklistit A.M. me urdhër të prokurorit i është liruar familjarëve për ceremoni varrimi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.