Pejë, kremte madhështore në 5 vjetorin e pavarësisë

22:39 / 17.02.2013
Që në mëngjesin e sotëm kanë nisur aktivitete të shumta për të shënuar në mënyrë sa më dinjitoze 5 vjetorin e shtetësisë së Kosovës nga qytetarët pejanë.

Fillimisht janë bërë homazhe dhe janë vënë kurora lulesh tek përmendoret e dëshmorëve.

Ceremonia kryesore u bë me një akademi solemne ku morën pjesë përfaqësues të Komunës së Pejës, përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë të legjislativit kosovar, përfaqësues të organizatave të ndryshme, si dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast kryetari i Komunë së Pejës, Ali Berisha, ka thënë se rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm i popullit shqiptar ka sjellë deri tek arritja e pavarësisë.

”Shteti i Kosovës erdhi si kundërshtim i errësirës, si kundërshtim i robërisë dhe kjo falë atyre që ranë për këtë liri, falë dëshmorëve tonë”, është shprehur kryetari Berisha.

Seanca solemne u përmbyll me një program artistik në të cilin performuan këngëtarët Besjana Mehmeti, Gemza Aligjiku, Luan Vokshi, Shkodran Tolaj.

Gjatë ditës përvjetori i pavarësisë u shënua me aktivitete të shumta kulturore dhe sportive dhe në fund u përmbyll me një gala koncert në të cilin performuan emra të njohur të muzikës sonë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.