Për 22 vjet, në Shqipëri 6 mijë të vdekur nga gjakmarrja

19:56 / 2.04.2013

Gjakmarrja në Shqipëri në 22 vite tranzicion numëron 6 mijë jetë të humbura dhe 10 mijë familje të ngujuara

Këto shifra janë bërë publike nga Avokati i Popullit, institucion i cili ka prezantuar edhe draftin për gjakmarrjen, duke rekomanduar masat që mund të merren për të parandaluar dukurinë.

Pjesa më e madhe e vrasjeve të kryera për gjakmarrje, siç transmeton Shekulli, janë kryer në Tiranë, ku familjet kanë migruar kryesisht për t'i shpëtuar gjakësit. Ndërsa viktimat në pjesën e madhe të tyre janë të rinj nga mosha 21-37 vjeç, ku nuk mungojnë vrasjet e fëmijëve dhe femrave.

Në raport thuhet se numri i familjeve që kanë hyrë në hasmëri ka ardhur duke u ulur gjatë viteve, por dukuria vazhdon të jetë shqetësuese. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.