"Për RTK-në, Kongresi i PDK-së më i rëndësishëm se jeta e nxënësve"

18:27 / 27.01.2013
Komuna e Prishtinës, përmes një kumtese ka akuzuar televizionin publik RTK se ka injoruar fatkeqësinë kombëtare të aksidentit të nxënësve, duke i dhënë përparësi transmetimit të kongresit të partisë në pushtet, që i zhvilloi punimet dje dhe sot.

Për Komunën e Prishtinës, aksidenti i autobusit me rreth 60 nxënës dhe arsimtarë të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, që ndodhi të shtunën, paraqet një fatkeqësi kombëtare dhe të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të mbarë Kosovës i kishin sytë kah këta fëmijë dhe luteshin e uronin që nuk kishte ndodhur më e keqja, thuhet në komunikatën e KK të Prishtinës, që udhëhiqet nga LDK-ja.

“Në momentin kur të afërmit dhe qytetarët tjerë të Kosovës pritnin të merrnin lajmin... se sa prej fëmijëve janë lënduar, sa rëndë janë lënduar dhe kush janë të lënduarit, RTK-ja vendosi të transmetojë drejtpërdrejt kongresin e partisë në pushtet. Për më tepër, edhe kur emisioni i lajmeve filloi me shumë vonesë, qytetarëve iu servua kongresi i partisë në pushtet. Sipas politikës redaktuese të RTK-së, fatkeqësia kombëtare ku aksidentohet autobusi me 60 fëmijë, nuk merituaka të transmetohet para kongresit të partisë në pushtet”, thuhet në deklaratë.

Duke shprehur indinjatën e thellë me politikën e tillë redaktuese, “Komuna e Prishtinës pret që RTK të kryejë misionin e tij si televizion publik në shërbim të qytetarëve dhe publikut, e jo në shërbim të partive politike dhe pushtetit”.

“Qytetarët e Kosovës e njohin RTK si televizion publik, e jo si televizion shtetëror që vihet në shërbim të pushtetit”.

Komuna ia përkujton RTK-së se shpenzon 8.2 milionë euro taksa të qytetarëve të varfër të Kosovës për të qenë në shërbim të tyre, andaj i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të mbikëqyrë se si po keqpërdoren këto mjete nga kjo politikë redaktuese, që, sipas saj, është jashtë çdo etike profesionale dhe në kundërshtim me qëllimin e themelimit dhe funksionimit të RTK-së si televizion publik. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.