Për Serbinë Rezoluta e Kosovës është provokim

11:10 / 19.10.2012
Iniciativa e Partisë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi, që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë rezolutë për normalizimin e raporteve fqinjësore ndërmjet Kosovës e Serbisë, është vlerësuar si provokim nga ana e kësaj të fundit.

Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga partia e presidentit Tomislav Nikolic, Milovan Drecun, i cili edhe udhëheq Drejtorinë për Kosovën në këtë Parlament, në një intervistë për mediat kosovare, të dhënë në Beograd, ka deklaruar se miratimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete përbën provokim për Serbinë, duke qenë se Serbia në asnjë variant nuk e sheh Kosovën si palë në nivel të shtetit.

Në intervistë Drecun ka folur edhe për strategjinë e shtetit serb për dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, transmeton “Koha”.

Ai thotë se bisedimet ndërmjet dy vendeve duhet të fillojnë me një takim të përfaqësuesve të nivelit të lartë, duke mos e përjashtuar këtu takimin në mes të kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Drecun thotë se strategjia e Serbisë nuk e parasheh ndarjen e Kosovës, porse përsërit qëndrimin e presidentit Nikolic se në rast se Serbisë i kërkohet që përfundimisht të heqë dorë nga Kosova për t’u anëtarësuar në BE, Drecun thekson se Serbia do ta lërë BE-në dhe do ta mbrojë Kosovë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.