Për shkak të mosbesimit në mjekësi, djali vdiq në shtëpi (Video)

12:50 / 20.09.2012
Një çift i martuar nga Oregoni ka pranuar fajin për vdekjen e djalit 16 vjeçar. Siç raporton “New York Daily News”, Brand Bellew dhe burri i saj Russel Bellew, që ishte njerku i djaloshit, për shkak të besimeve fetare nuk e kanë telefonuar mjekun për ta shëruar djaloshin. Në vend të kësaj i janë lutur Zotit duke menduar se në këtë mënyrë tashmë i ndjeri Austin do të shërohet.

Adoleshenti mori apendiksit dhe vdiq në agoni, shkruajnë mediat amerikane. Kjo ndodhi në fund të vitit të kaluar, ndërsa çifti u arrestua në shkurt. Këto ditë ata pranuan fajin e tyre, por duke këmbëngulur se të riun nuk kanë mundur në asnjë mënyrë tjetër ta ndihmojnë.Familja i takon një religjioni që nuk i beson mjekësisë moderne. Djali nuk do të kishte vdekur nëse ai do të dërgohej në spital. Megjithatë, çifti e bindi gjykatën se nuk kanë mundur të veprojnë ndryshe për shkak të besimit, kështu që janë dënuar me vetëm pesë vjet burg.

Babai it Austinit të ndjerë - burri i parë i nënës së tij - vdiq nga sepsa. Edhe ai ka mundur të mbijetonte, po të shkonte në spital. Por, edhe ai nuk ka besuar në mjekësinë moderne. Branda pastaj është rimartuar.

Punonjësit socialë ia morën çiftit nën kujdes gjashtë fëmijë, të moshës 1-17 vjeçe. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:00 / 25.05.2013
George Michael, Foto: Getty Images

George Michael u hodh qëllimisht nga automjeti?

Fakte të shumta dhe deklaratë të dëshmitarëve pohojnë se George Michael me qëllim është hedhur nga automjeti në lëvi...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.