Përbregu përmbytet nga uji

12:00 / 20.05.2012
Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës ka përmbytur 30 familje së bashku me të mbjellat e tyre. Zona e fshatit Përbreg në rrethin e Kukësit ndodhet nën ujë, pasi aktualisht liqeni ndodhet në kuotën maksimale: 296 metra mbi nivelin e detit. Mendohet se shkak për këtë janë bërë prurjet e mëdha të lumit Drin, edhe sepse hidrocentrali është lënë në pushim të plotë me qëllim akumulimin e rezervave ujore për stinën e verës.

Niveli i lartë i ujit ka hyrë në katet e para të banesave, ka shkatërruar të mbjellat si dhe ka bllokuar rrugëkalimet. Madje pikërisht prej kësaj banorët nuk kanë arritur dot as të shpërngulen.

“S’kemi nga të dalim për të shkuar në rrugë, por kemi gjetur një rrugë mali që është shumë larg dhe e rrezikshme. Prej dy javësh gjendemi në këto situata duke konsumuar edhe ujë të ndotur. Shqetësimin më të madh e kemi për fëmijët, pasi mund të sëmuren në çdo moment”, tregojnë banorët për “Gazeta Shqiptare”.

“Jam i njohur me këtë problem, por ne si komunë jemi të pafuqishëm. Nuk kemi forcë për ta ndryshuar situatën, megjithëse është një problem i mbartur ndër vite. Kemi kontaktuar specialistët për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, por për momentin është e pamundur pasi kjo situatë ka një kosto të lartë financiare. Do të kërkojmë ndihmën e qeverisë dhe do bëjmë përpjekjet tona për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, thotë kryetari i komunës Tërthore, Rrahman Dema.

Pas shqetësimit për rreth 30 familje në fshatin Përbreg, vjen edhe reagimi i KESH-it. Sipas kreut të saj, Ëngjëll Zeqo, niveli i tanishëm i liqenit të Fierzës është brenda parashikimit.

Sipas tij situata është e qetë, ndërsa shton se po zbatohet rregullorja për digat. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.