Përfundoi Kongresi mbarëkombëtar i gruas shqiptare

13:00 / 8.10.2012
Femrat shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe diaspora (Anglia Gjermani Sllovenia dhe Kroacia) morën pjesë në punimet e Kongresit të Rrjetit Global të Gruas Shqiptare (RrGGSh) i cili me iniciativë të themelueses dhe presidente Lida Rragami nga Presheva, mbahet në të gjitha trojet shqiptare.

Nikoqir i Kongresit të katërt të këtij rrjeti, mbajtja e të cilit përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, ishte qyteti i mikpritjes – Gostivari, respektivisht Forumi I Gruas të RDK-së dega në Gostivar.

Kongresi filloi të shtunën, me interpretimin e himnit kombëtar nga sopranoja Besarta Murtezani, ndërsa kryetari i komunës së Gostivarit dhe i RDK-së, nën patronazhin e të cilit u mbajt i njëjti, në fjalën përshëndetëse të tij, pjesëmarrëseve u dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme. “Sot, gjinia alternative, jo vetëm që është e barabartë me meshkujt, por për nga suksesi që tregojnë femrat shqiptare në jetën shoqërore, shkencë, kulturë, sport, biznes, politikë dhe sferat të tjera, me përkushtimin dhe idetë që ato i shpalosin, dëshmojnë madje se janë edhe më të afta se meshkujt”, tha  Rufi Osmani.

Në kuadër të Kongresit mbarë shqiptar të gruas në Gostivar, u realizuan gjashtë panele që kishin të bëjnë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare, ku si paneliste ndër të tjera, me diskutimet e tyre u prezantuan Lida Rragami - presidente e Kongresit, Bukurije Gashi-Iseni – kryetare e FG të RDK në Gostivar dhe Nafije Selmani – anëtare e Këshillit drejtues të RDK-së.

Në kuadër të Kongresit u organizua një Takim biznesi, ku afaristet e dëshmuara shqiptare nga treva e Pollogut ekspozuan biznesin, ndërsa krijueset veprat e tyre. Trajnimin me temë “Si udhëhiqet një biznes” e realizoi Sju Tongs, një mike e shqiptarëve nga Britania e Madhe.

Kongresi IV i gruas shqiptare përfundon sot me vizitë në Vërtok, Mavrovë dhe Tetovë prej ku gratë pjesëmarrëse në Kongres, vazhdojnë për në Prishtinë ku do të mbahet kongresi i radhës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.