Përgjimet ftohin raportet BE-SHBA

20:51 / 1.07.2013

Presidenti francez, Francois Hollande deklaroi se skandali i spiunimeve amerikane që ka shpërthyer së fundmi në mediat botërore, i pagëzuar me emrin “Datagate”, vë në rrezik arritjen e një marrëveshje për tregti të lirë mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet për marrëveshjen BE-SHBA, e cilësuar si marrëveshja më e madhe tregtare e negociuar ndonjëherë, pritet të nisin më 8 korrik.

Hollande tha se nuk do të ketë asnjë bisedim nëse nuk ka garanci se spiunimi do të ndalojë menjëherë dhe përgjithmonë.

“Ne s’mund të presim një sjellje të tillë nga partnerët dhe aleatët tanë, ndaj kërkojmë që kjo të ndalë menjëherë. Nuk mund të ketë bisedime nëse nuk marrim këto garanci, jo vetëm për Francën, por për gjithë vendet e Bashkimit Europian, për gjithë aleatët e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Hollande, transmeton TCH.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të saj. “Të spiunosh miqtë nuk është e pranueshme. S’jemi në vitet e luftës së ftohtë”, deklaroi zëdhënësi i saj, Steffen Seibert duke shtuar se Gjermania dëshiron përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por për këtë nevojitet besim i përbashkët.

Nga ana e tij, nga Tanzania ku ndodhet për vizitë në kuadër të turit të vizitave në kontinentin afrikan, presidenti Obama u mundua “të qetësojë gjakrat” duke deklaruar se Uashingtoni do të japë llogari përpara vendeve europiane.

Obama tha se në lidhje me Snoëden është rënë dakort me Moskën që të merren shërbimet sekrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndërsa u përpoq të mbrojë aktivitetin e agjentëve amerikanë në Europë.

“Çdo shërbim sekret, edhe ata europianë, përvecc aktivitetit normal që del edhe në media, përpiqen të sigurojnë edhe disa informacione shtesë mbi ccështje të caktuar”, tha Obama.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbrojti aktivitetin e shërbimeve sekrete amerikane duke i cilësuar ato “normale dhe në mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Para gazetarëve ai tha se nuk është në dijeni të detajeve, por se i ishte kërkuar llogari nga kryediplomatja e BE-së, Catherine Ashton dhe se brenda një kohe të shkurtër do të raportojë shpejt tek ajo.

Skandali i përgjimeve shpërtheu pas publikimeve në fundjavë të “Der Spiegel" në Gjermani dhe “The Guardian” në Britani. Informacioni i publikuar fillimisht në këto dy gazeta, besohet se është dorëzuar tek mediat nga Edward Snowden, ish-kontraktori i CIA-s i bllokuar në Rusi dhe që ka kërkuar azil në Ekuador.

Lajmi ka shqetësuar shumë prej udhëheqësve europianë, që shohin me mosbesim politikat e jashtme amerikane.

Komisioni Europian i cilësoi raportimet si shqetësuese dhe tha se pret sqarime dhe transparencë nga ana e Uashingtonit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.