Përkeqësohen marrëdhëniet Rusi-SHBA

20:30 / 30.01.2013
Qeveria ruse informoi të mërkurën (sot) për ndërprerjen e një marrëveshje me SHBA-në, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, shenjë e qartë e marrëdhënieve në përkeqësim.

Sipas kryeministrit Dmitry Medvedev, marrëveshja e firmosur një dekadë më parë nuk adresonte një zgjidhje për problemet aktuale dhe kishte “konsumuar potencialin e saj”.

Marrëveshja përqendrohej në financimin nga ana e Uashingtonit, të disa projekteve të luftës kundër krimit nga Moska zyrtare, transmeton TCH.

Në muajin dhjetor, Rusia i ndaloi shtetasve amerikane që të birësonin fëmijë nga jetimoret e vendit, duke cituar arsyet e sigurisë, në një tjetër vendim kontradiktor, që dëmtoi marrëdhëniet dypalëshe.

Ndërkohë, dy organizata joqeveritare amerikane lajmëruan për tërheqjen e stafit jorus dhe mbylljen e çdo kontakti në vend, pas kërcënimeve për arrestimin e punonjësve.

Instituti Demokratik Kombëtar dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan, dy OJQ që promovonin secila demokracinë, mbyllën zyrtat e tyre në Moskë më parë gjatë 2012-s, pas një ligji që i jepte të drejtë shtetit të përzinte çdo organizatë të huaj, që vlerësohej se “ndërhynte në punët e brendshme” të Rusisë.

Më parë gjatë janarit, Moska zyrtare, në një raport mbi situatën në SHBA, shprehte “shqetësimin e saj të thellë” për gjendjen e keqe të burgjeve në vend dhe kritikonte “standardin e ulët demokratik” dhe “parregullsitë” e vërejtura në zgjedhjet presidenciale të tetorit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.