Përmbytje në Shqipëri (Video)

19:49 / 18.01.2013
Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orët e fundit kanë shkaktuar situatë kritike në qytetin bregdetar të Durrësit dhe veçanërisht në lagjet periferike. Shkolla 9-vjecare “Hasan Koci” në Shkozet, ka mbyllur dyert për nxënësit, pasi oborri i saj është përmbytur dhe uji ka depërtuar brenda në godinë.

Situata është kritike në zonën e Shkozetit, si dhe në atë të plazhit, ku banorët kanë nisur të protestojnë ndaj autoriteteve dhe strukturave lokale.

"Deri kur do të vazhdojë kjo situatë? Çfarë bën Qeveria e cila kërkon vetëm votat dhe harron që këta njerëz përmbyten. Ky problem është i vazhdueshëm", thotë një banor.

Në zonën e plazhit banorët kanë bllokuar rrugën dytësore, duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë nëpër të, ndërsa akuzojnë pushtetarët qendrorë dhe vendorë që vetëm japin premtime elektorale dhe nuk arrijnë dot të zhbllokojnë dhe mirëmbajnë kanalet kulluese që ndodhen jashtë funksionimit.

Banorët e plazhit dhe Shkozetit shprehen gjithashtu se nuk janë kompensuar asnjëherë për dëmet e shkaktuara, edhe pse kanë bërë vlerësimet pas çdo përmbytjeje, ndërsa shtëpitë dhe bizneset e vogla vijojnë të ndodhen në ujë dhe gjendja të rëndohet gjithnjë e më shumë.

Burime nga prefektura e qarkut Durrës pohojnë se edhe në rrethin e Krujës ka probleme të shkaktuara nga reshjet e shumta. Afro 20 shtëpi ndodhen nën ujë, ndërsa dhjetëra hektarë tokë dhe banesa të tjera janë të izoluara nga uji.

Dhjetëra shtëpi janë përmbytur nga ujërat e lumit Gjanica në Fier. Ujërat e rrëmbyer vërshuan me furi pas reshjeve të natës, duke marrë përpara gjithçka dhe duke krijuar një situate të vështirë në qytet, raporton Top Channel.

Ndërkohë, ppër një familje është kërkuar ndihma e policisë, për shkak se pjesëtarët e saj mbetën të izoluar në shtëpinë e rrethuar nga uji.

Shkak për daljen nga shtrati të lumit Gjanica përveç reshjeve është bërë dhe ngushtimi i shtratit të këtij lumi. Niveli i ujit që arrin 50 centimetër ka përmbytur sipërfaqet ku ndodhet dhe banesa dhe disa biznese.

Vitet e fundit situata në këtë zonë është konsideruara më e keqja e 20 viteve të fundit. Bashkiaa gjithmonë ka deklaruar për projekte për sistemin e këtij lumi, por deri më tani situata ka vijuar të mbetet alarmante sa here që ka reshje.

Probleme me përmbytjet janë shfaqur edhe në Lezhe e Shkodër. Në zonën e Lezhës ujërat e Drinit janë rritur, por edhe zona fushore është rënduar nga reshjet e shumta. Problematike është situata në Tale, ndërsa në Shëngjin, me ndërhyrjen e komunës është arritur të rikthehet normaliteti.

Situata më e renduar është në Barbullonjë, Dajc, Blinisht e Zadrime. Ndërkaq, në Shkodër raportohet se ka sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore të mbuluara nga uji, por nuk ka probleme në zona të banuara.

Duke nisur nga mesdita e së premtes, reshje intensive dëbore po godasin edhe Qafë-Kërrabën, duke vështirësuar kalimin në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.