Përmirësohet qarkullimi në Merdar
Është përmirësuar dukshëm qarkullimi i njerëzve dhe mallrave në pikën kufitare me Serbinë në Merdar. Policia ka thënë se që nga orët e para të mëngjesit të sotëm qarkullimi është normalizuar dhe kolonat janë simbolike, raporton KTV.
Gjatë javës në këtë pikë kufitare, për shkak të neglizhencës së autoriteteve serbe mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra, si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në dalje.
Disa qytetarë që nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, kanë pohuar se janë detyruar të paguajnë deri në 50 euro në mënyrë që ta kalojnë kufirin më shpejt.
Ministri Ibrahim Makolli ka thënë se kanë reaguar te zyrtarët e BE-së për këtë çështje. Ai ka bërë thirrje te mërgimtarët që të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë. /Telegrafi/