Përplasja PDK-LDK

13:50 / 31.08.2012
Seanca plenare e së premtes ka filluar me akuza e kundër akuza mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) rreth bllokimit të reformës zgjedhore dhe asaj kushtetuese. Ndërkohë Kuvendi i Kosovës pritet që të vë në votim pakon prej 21 ligjeve që kanë të bëjnë me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Qysh në fillim të seancës, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka kritikuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj i cili është deklaruar se nuk mund të jetë prezent në seancë kur do të debatohet për kodet ilegale të telefonisë mobile. Ai ka kërkuar nga hartuesit e kushtetutës që të përcaktojnë me një amendament që ministrat të jenë prezent në seancë.

“Ata që e bëjnë kushtetutën është mirë me bë një amendament që ministrat me qenë prezent në Kuvend. Përderisa ministrat nuk i përgjigjen Kuvendit ne mund të flasim kot në parlament”, ka thënë Krasniqi, njofton “Korieri”.

Në fillim të seancës dy partitë rivale, LDK dhe PDK kanë shkëmbyer akuza ndaj njëra tjetrës rreth bllokimit të reformës zgjedhore dhe asaj kushtetuese.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se LDK-ja, nuk është ajo që po e bllokon reformën zgjedhore dhe kushtetuese, por siç tha ajo, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi.

“LDK-ja nuk është ajo që po bllokon. Bllokuesit janë Jahjaga dhe Thaçi. LDK është e gatshme të vazhdojë reformën zgjedhore në momentin që Jahjaga të japë dorëheqje”, ka theksuar Osmani.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk është PDK ajo që po e bllokon procesin. Sipas tij, PDK nuk ka kërkuar interpretim për mandatin e presidentes, por vet LDK e ka kërkuar këtë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, dhe si i tillë vendimi duhet respektuar.

“Qëndrimet e PDK-së janë shumë të qarta. Asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e bllokuesit. Gjithnjë kemi bërë dhe bëjmë përpjekje për zhbllokim të proceseve, për bashkëpunim dhe asnjëherë nuk kemi ikur nga përgjegjësitë, por i kemi marr përgjegjësitë që na kanë takuar. Kemi deklaruar shumë qartë, jemi për marrëveshje por mbi të gjitha për respektimin e institucioneve tona. Institucioni më i lartë është Gjykata Kushtetuese. Pa fajin e PDK-së janë bllokuar proceset. Edhe në rastin konkret nuk ka kërkuar PDK-ja interpretim, por LDK-ja ka kërkuar interpretim”, ka thënë Grabovci.

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se nëse Grabovcit i mbetet merak të futet në LDK, le ta bëjë atë por të mos bëjë deklarata në emër të LDK-së.

“Grabovci s’e din rregulloren. Nuk ka mund të bëjë replikë për qëndrimin politik të PDK-së. Nëse ka merak me hy në LDK le të vjen po mos të flet në emër të LDK-së. Këto nuk qëndrojnë. Nuk është problemi kush i fiton zgjedhjet, por respektimi i institucionit dhe rezolutës”, ka thënë Beqiri.

Ndërkohë kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se amendamentet kushtetuese janë në procedim mbi bazën e kushtetutës, jo kërkesë.

“Kjo nuk ka të bëjë asgjë me kërkesën që ka shkuar nga tjerat anë. Kërkesa jonë është në procedim kushtetues. Kush është ktu manipulon unë nuk mundem me ju përgjigj. E jona është procedim nuk është kërkesë. Kjo është e vërteta e tjerat janë në kuadër të politikës propagandistike”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq nënkryetari nga komuniteti serb, Petar Miletic ka kritikuar Policinë e Kosovës, e cila, sipas tij, nuk po zbardh rastet e krimeve ndaj serbëve.

Por ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka hedhur poshtë kritikat e tilla.

“Këto janë pjesërisht të sakta, por që të ketë sukses duhet të ketë bashkëpunim të komunitetit me Policinë që ka munguar. Ka hezitime nga komuniteti serb që të bashkëpunohet me hetuesi. Në gjyq me dëshmuar hezitojnë. Unë nuk e akuzoj për arsye të frikës a çështje tjera, por nuk mund të jetë efikase pa i pasur dëshmitarët në gjyq”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.