Pervez Musharraf ik me vrap nga gjykata

23:39 / 18.04.2013

Ish-sundimtari ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf ka ikur sot me vrap nga gjykata për të shmangur arrestimin e tij, pasi një gjykatë hodhi poshtë kërkesën e tij për mbrojtje në liri.

Ikja e tij nga gjykata që u transmetua drejtpërdrejt nga televizionet pakistaneze, janë një goditje e ulët prej pas kthimit problematik të Musharafit nga ekzili, dhe kërkesës së tij për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Pakistan.

Musharaf arriti që të largohet nga gjykata fal ndihmës së rojeve të tij, të cilët i hapën rrugën duke larguar policinë dhe forcat e shumta paraushtarake, dhe e futën në makinë, për të ikur në drejtim të shtëpisë së tij.

Gjykata Supreme ka kërkuar përgjegjësi nga drejtori i policisë për ikjen e Musharrafit, dhe përse asnjë nga forcat e tij nuk e kapi atë, pasi gjykata urdhëroi arrestimin e tij.

Musharaf po gjykohet për largimin arbritar e disa gjykatësve nga puna, gjatë kohës së sundimit të tij dhjetë vjeçar në Pakistan.

Pervez Musharraf është detyruar të dorëzoj pushtetin në vitin 2008. Prej asaj kohe ai është larguar njëherë në Londër e më vonë edhe në Dubai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.