Përvoja sllovene e rëndësishme për pushtetin lokal
Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta e vizituan Ministri i Drejtesisë dhe Administratës Publike të Sllovenisë, Senko Pliçaniç dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Branko Rakovec. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen eksperienca për zhvillimin e pushtetit lokal, për të cilin Republika e Sllovenisë është duke përpiluar ligj të ri për bashkimin e shërbimeve publike në komunat, si përgjigje e krizës ekonomike.
Ministri Bejta shprehi dëshirë që këtë ligj Sllovenia ta ndajë me Maqedoninë, pasi ai të finalizohet. Eksperienca e mënyrës së menaxhimit të kompetencave në arsim dhe shëndetësi në Slloveni, janë pika për të cilat u bisedua dhe prej të cilave Maqedonia mund të ketë dobi.
Gjithashtu, të dy Ministrat shkëmbyen informata për zhvillimin rajonal, për të cilin Republika e Sllovenisë ndan mjete të mëdha. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë kanë nënshkruajtur Memorandum për bashkunim në vitin 2009, nëpërmjet të cilit janë realizuar një numër i madh aktivitetesh në fushën e decentralizimit, zhvillimit rajonal dhe programet ndërkufitare nga BE.
Zbatimi i këtij Memorandumi vazhdon me aktivitete dhe shkëmbim të eksperiencave. Ministri Pliçanin e ftoi Ministrin Bejta për vizitë të Sllovenisë deri në fund të vitit 2012, ku do të mund drejtpërsëdrejti të shihen praktikat e mira të pushtetit lokal dhe zhvillimit rajonal në Slloveni, prej të cilëve Maqedonia mund të ketë dobi të madhe. /Telegrafi/