Pesë vjet burg kosovarëve për 15 gr. marihuanë

23:08 / 1.11.2012
Janë dënuar me 5 vjet burg me kusht, tre shtetas kosovarë të ndaluar në muajin gusht të këtij viti në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi kishin me vete 15 gram marihuanë.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur që tre të rinjtë nga Gjilani i Kosovës të dënohen me kusht 5 vjet, ndërsa do jenë në gjendje të lirë.

Bylbyl Bunjaku, 26 vjeç, Hekuran Sahiti, 23 vjeç, Pëllumb Morina, 21 vjeç qenë kapur në dalje për në drejtim të Malit të Zi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në automjetin Volksëagen Polo, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 qese farmacie plastike transparente, të mbushura me marihuanë, me peshë gjithsej 15.4 gram.

Shtetasit kosovarë i kishin fshehur qeset me lëndë narkotike, ne trupat e tyre, pikërisht tek pjesa e belit, në brendësi të pjesës se rripit. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, të akuzuarit,të tre studentë dhe muzikantë, pjesëtarë të një grupi muzikor kanë pohuar se po shkonin në Ulqin për një koncert së bashku me një këngëtar shqiptar dhe se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Vatë Stakaj e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke theksuar se doza e marihuanës për përdorim personal është 1.8 gram, ndërsa tre të akuzuarit kanë pasur në total 15 gramë.

Siç raporton Shekulli online, procesi gjyqësor ndaj Labeat Kryeziut nga Suhareka, i ndaluar po më 6 gusht, në Muriqan, me të njëjtën akuzë, akoma nuk ka përfunduar. Ai u ndalua pasi duke udhëtuar në drejtim të Malit të Zi, pikërisht tek tavlla e duhanit të automjetit të tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kuti metalike, në brendësi të së cilës kishte dy qese plastike transparente me material bimor në gjendje të tharë, lëndë narkotike marihuanë, me peshë gjithsej 7.2 gramë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:39 / 20.05.2013
Angelina Jolie

Jolie: Femrat nuk dinë të mbajnë sekrete

Angelina Jolie thotë se ajo nuk ka ndonjë shoqe të ngushtë dhe, duke pasur një partner si Brad Pitt në krah, as nuk e ka ...
Teknologji
13:04 / 20.05.2013
Jolla përgatit modelin e parë të telefonit me Sailfish OS,

Jolla përgatit modelin e parë të telefonit me Sailfish OS,

Kompania e famshme finlandeze, Jolla së fundmi ka lëshuar një lajm të rëndësishëm në tregun lokal: çmimet dhe karakter...
Ekonomi
11:41 / 20.05.2013

Arbitëra me renome ndërkombëtare në listën e Tribunalit të Arbitrazhit

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës njofton se lista e arbitërve të TPA është pasuru...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.