Petrov: Qeveria t’i dënojë ministrat e BDI-së

10:41 / 15.08.2012
Kongresi Botëror Maqedonas (KBM), ka dalë me kumtesë në lidhje me pjesëmarrjen e ministrave shqiptarë në homazhet e bëra te varrezat e dëshmorëve si dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ARM-së në këto homazhe.

“E drejta për të qenë në pushtet nuk do të thotë edhe keqpërdorim i rastit, por përgjegjësi. Për KBM është e papranueshme prezenca e ministrave qeveritarë nga BDI që të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Slupçan, si delegacion qeveritar dhe përfaqësues të ARM-së dhe e mbështet njoftimin e qeverisë dhe të Shtatmadhorisë së ARM-së se prezenca e tre ministrave të BDI-së nuk paraqet delegacion zyrtar”, thuhet në kumtesën e KBM-së.

Ndër të tjera në kumtesën e KBM-së, kryetar i së cilës është Todor Petrov, njeri i afërt i kryeministrit Nikola Gruevski thuhet se ndaj këtyre veprimeve duhet vendosen sanksione.

“KBM pret që partia më e madhe në qeveri t’i determinojë këto sjellje të cilës do qoftë parti shqiptare në pushtet në Maqedoni dhe t’i sanksionojë ata për shkak të rrezikut për përsëritjen e tyre!. Në shënimin e ngjarjeve të ndryshme që lidhen me UÇK-në në Maqedoni, nuk guxojnë që përshëndetje të japin persona zyrtar të Ministrisë së punëve të brendshme dhe të ARM-së”, thuhet në kumtesë.

Në fund të kumtesës thuhet se KBM apelon që të rishikohet rikomponimi i administratës shtetërore në dëm të maqedonasve, duke pasur parasysh se numri i përfaqësuesve të bashkësisë etnike shqiptare është shumë më i madh se sa numri real i pjesëmarrjes së tyre në popullatën e Maqedonisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 Todor Petrov, kryetar i KBM
Todor Petrov, kryetar i KBM
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:10 / 19.06.2013

BE forcon rregullat për agjencitë e klasifikimit të kreditit

Bashkimi Europian (BE) do të vendosë më 20 qershor rregulla më të rrepta mbi agjencitë e klasifikimit, me synim stabilite...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.