Petrovic: Kosova dhe Serbia, kooperativitet në dialog

20:27 / 22.06.2013

Zëvendpskryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic, pas kthimit nga Brukseli, ku ishte pjesë e delegacionit të Kosovës, ka theksuar kooperativitetin të cilin, sipas tij, e kanë treguar Prishtina dhe Beogradi në bisedimet teknike.

Siç raporton B92, Petrovic ka deklaruar se ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit kanë treguar kooperativitet në zgjedhjen e problemeve për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe në vendosmërinë për të implementuar marrëveshjen

”Është arritur pajtimi për temat që janë para nesh, siç janë data dhe organizimi i zgjedhjeve, zgjedhje e komandantit të policisë, ligji për amnistinë dhe funksionimi i institucioneve në veri të Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Koha.

Petrovic, sipas mediave serbe, ka thënë nëpërmjet një komunikate se “shpreh kënaqësinë time që edhe përkundër ndjeshmërisë të temave, bisedimet ishin konstruktive dhe kishin qëllim që sa më me sukses të implementohet marrëveshja e arritur në Bruksel”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.