Petrovic: Platforma serbe e papranueshme

19:37 / 22.12.2012
Platforma e Serbisë është një dokument i papërputhshëm me realitetin dhe i pa harmonizuar me institucionet e Serbisë, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic. Ai i bëri këto komente në konferencën me rastin e fundvitit, me ç’rast tha se procesi i decentralizimit është përmbyllur suksesshëm.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, e quajti të ashtuquajturën Platformë të Serbisë për Kosovën, dokument që nuk përputhet me realitetin. Petrovic tha se një dokument i tillë, mund të ndryshohet.

“Nuk kam pasur mundësi ta shoh atë dokument dhe ajo që kam parë nëpër gazeta është diçka që nuk është reale dhe jam i sigurt se është diçka që do të ketë mundësi edhe për ndryshime dhe vet fakti që ky dokument që quhet platforma nuk është harmonizuar nëpër institucionet e Republikës së Serbisë, kemi pasur edhe deklaratën e kryeministrit të Serbisë”, tha Petrovic, transmeton RTK.

Ai tha se është përmbyllur me sukses procesi i decentralizimit në Kosovë, por nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të themelohen komuna të reja.

“Kjo nuk nënkupton se në të ardhmen e afërt mund të mos themelohen komuna të reja. Por ne duhet të kuptojmë se themelimi i komunave të reja po e humb kuptimin me aplikimin e formave moderne dhe alternative të komunikimit dhe kryerjes së shërbimeve”, u shpreh Petrovic.

Në vitin 2012, MAPL-ja ka realizuar 12 projekte në 7 sektorë ekonomik ndërsa në bashkëpunim me Komisionin Evropian është duke ndërtuar 13 godina administrative. Për të realizuar këtë mandat kjo ministri ka pasur në dispozicion 6. 350.000 euro dhe125 punonjës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.