Petrovic po qëndron në SHBA

19:16 / 4.02.2012
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, i shoqëruar nga stafi i lartë i ministrisë ka vazhduar takimet ne Washington. Paradite ka realizuar një takim të frytshëm pune me Institutin Nacional Demokratik (NDI) ku është takuar me Robert Benjamin, drejtor regjional për programet e Evropës qendrore dhe jugore.

Në këtë takim me theks te veçantë janë diskutuar mundësitë e ndihmës konkrete me projekte për demokratizimin e jetës ne veri te Kosovës. Në këtë perspektivë, janë arritur konkluzione të sakta të cilat në nivelin teknik pritet të dakordohen gjatë ditëve të ardhshme.

Delegacioni i MAPL-së ka vazhduar vizitën në Kongres të SHBA-ve ku ka takuar anëtarë të kongresit. Një takim te veçantë e ka bërë me kongresmenin Eliot Engel, me te cilin kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Kosovë. Një theks në bisedim iu ka dhënë çështjes se integrimit të komuniteteve në jetën institucionale e shoqërore dhe garantimit të ruajtjes se trashëgimisë dhe barazisë së qytetarëve të Kosovës. Eliot Engel ka theksuar se ka qenë përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, por për gjithë qytetarët e saj.

Një takim i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave në organizimin e pushteteve lokale është mbajtur pasdite me Asociacionin për menaxhimin e autoriteteve lokale në të cilën në formë të ndarë, drejtorë të departamenteve te MAPL-së në takime të ndara kanë mundur të bashkëbisedojnë gjatë me zyrtarët amerikanë të këtij asociacioni. Janë diskutuar modelet e organizimit dhe veçanërisht për modelin e matjes së performancës pasi së bashku me këtë institucion ka filluar implementimi i tyre edhe në Kosovë.

Petrovic ka realizuar takim me Këshillin e Distriktit të Kolumbias me Nyasha Smith, sekretar i Këshillimit. Në këtë takim janë biseduar aspekte të ndryshme legjislative, të buxhetit dhe praktikat e mira të komunikimit me qytetarët për projektet në interes të tyre. Para stafit të lartë të MAPL ka pasur një prezantim detal se si menaxhohet qyteti i Washingtonit dhe organizimi i tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.