Pezullohen hetimet për vrasjen e Zymberit

8:58 / 18.03.2013
Kanë mbetur katër muaj nga dyvjetori i vrasjes së policit, Enver Zymberi ndërkaq hetimet përkitazi me rastin janë pezulluar kohë më parë.

Burime brenda misionit EULEX, i cili është duke udhëhequr me hetimet në këtë rast, ka bërë me dije se hetimet janë pezulluar derisa të ketë diçka të re përkitazi me urdhër-arrestet që janë lëshuar ndaj gjashtë personave si të dyshuar për vrasjen e policit, Zymberi, shkruan “Zëri”.

“Hetimet janë pezulluar, por ato mund të rihapen në çdo moment”, ka njoftuar një zyrtar i afërt me rastin Zymberi, brenda misionit EULEX.

Bazuar në ligjet e Kosovës, prokurori ka të drejtë që të zhvillojë hetime dy vjet nga lëshimi i aktvendimit për fillim të hetimeve dhe bazuar në këtë prokurorja e rastit Neeta Amin, duke parë që nuk ka ndonjë zhvillim në hetimin e nisur më 26 korrik 2011, ka vendosur që të pezullojë ato.

“Janë gjashtë urdhër-arreste që janë lëshuar për gjashtë personat që dyshohen se kanë marrë pjesë në këtë vrasje. Dy persona janë arrestuar deri më tani për këtë rast, por ata janë liruar ngase nuk kanë pasur të bëjnë me rastin. Urdhër-arresti ndërkombëtar është valid dhe në momentin që do të ketë diçka të re, hetimet do të rihapen”, thotë më tutje ky burim.

Ratomir Bozovic, Radovan Radic, Milovan Vlaskovic, Slobodan Vucinic, Dusan Jovanovic dhe Ratomir Kasalevic, që të gjithë banorë të Zubin-Potokut e rrethinës, vazhdojnë të qëndrojnë në arrati dhe sipas të njëjtave burime, ata dyshohet se po strehohen diku në Serbi, duke i ikur kështu përgjegjësisë penale për vrasjen e kryer në Kosovë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.