Plagos rivalin që ia mori ish-të dashurën

21:36 / 16.09.2012
Xhelozia e ka shtyrë një 29-vjeçar të qëllojë me armë zjarri ndaj rivalit të tij në dashuri, por është arrestuar për tentativë vrasjeje.

Ndonëse ishte ndarë nga e dashura, i riu me inicialet M. G. është bërë xheloz për lidhjen e re që kishte krijuar vajza. Nisur nga ky fakt, ka shkuar në banesën e saj dhe ka goditur me armë zjarri rivalin e tij, raporton NOA.

Një 29-vjeçar italian, me inicialet M. G., ka hyrë në banesën e vajzës shqiptare, 22-vjeçares me inicialet J. N., e cila në ato momente ndodhej në shoqërinë e një tjetër mashkulli.

Nisur nga kjo situatë, ish i dashuri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mikut të vajzës shqiptare, Ganan Murillo Diego Ivan, duke e plagosur këtë të fundit në krah.

Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës për arsye xhelozie. 29-vjeçari është arrestuar nga policia italiane dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Arma është sekuestruar nga policia italiane së bashku me një tjetër pistoletë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.