Plagos vëllanë
Policia e Shkodrës, ndalon një 75-vjeçar nga fshati Thethë i komunës Shalë Dukagjin, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për motive të dobëta ka plagosur të vëllanë. Ndalimi u bë pasi shtetasi Martin Pisha, dje rreth orës 18.00, në fshatin Thethë, ka qëlluar me armë zjarri, duke e plagosur në këmbë, vëllanë e tij shtetasin K. Pisha 66 vjeç. Policia sqaron se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të qytetit Shkodër dhe më pas është nisur drejt spitalit Q.S.U.T-së Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.
Sa më sipër u kryen veprimet proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Martin Pisha i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të ‘Plagosjes së rëndë me dashje’ dhe ‘Armbajtjes pa leje’. /Teelgrafi/