Plagoset 21-vjeçari me thikë
Një 21-vjeçar është qëlluar me thikë të enjten në fshatin Gjonme në Cërrik. I riu me inicialet A.T është qëlluar nga shtetasi Sajmir Hameti, 32 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta.Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimi e Hametit për plagosje të rëndë me dashje. Policia ka sekuestruar dhe thikën me të cilën u bë sulmi ndaj të riut, raportojnë mediat në Tiranë.
Ndërkohë 21-vjeçari është dërguar në në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/