Plagoset një i ri në Sllubicë të Gjilanit
I riu Shaban Sadriu (18) mbrëmë rreth orës 22.30 është plagosur rëndë në një pusi.Plagosja e të riut Shaban Sadriu nga fshati Sllubicë e Gjilanit ka ndodhur tek vendi i quajtur “varrezat e muhaxhirëve”, kur në drejtim të tij është shtënë nga presona të panjohur.
Hasan Sadriu, axha i viktimës, ka thënë portalin rajonipress, se nipi i tij me askënd nuk ka pasur probleme. “Jemi të befasuar sepse familja ime njihet si familje e ndershme dhe aq më keq që incidenti ka ndodhur natën. Për momentin nipi Shabani ndodhet në gjendje të rëndë kritike në QKUK dhe asgjë rreth rastit nuk mund të flasim”, u shpreh Sadriu.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është parë një veturë me tabela të huaja, por ka qenë e pamundur të saktësohet .
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan, ka konfirmuar plagosjen e të riut, duke thënë se policia po hulumton rastin.
Fshati Sllubicë ndodhet vetëm tre kilometra larg kufirit me Serbinë./Telegrafi/