Plagosje me armë në një lokal të Tiranës

17:51 / 29.10.2012
Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 16:45 minuta në Tiranë.

Policia bëri të ditur se shtetasi Alfred Biba, 35 vjeç me origjinë nga Puka është qëlluar me armë zjarri në vendin e njohur si Liqeni i Thatë, tek zona e Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet. Biba ishte në lokal në momentin qe është qëlluar me armë nga disa persona.

Sipas bluve të Tiranës, autorët kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar me një automjet në drejtim të Komunës së Parisit, transmeton BW.

Për të kapur personat që tentuan vrasjen e Bibës janë ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të Tiranës si dhe në gatishmëri janë ngritur dhe strukturat e policisë së Durrësit dhe Tiranës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.