Platforma “sekrete” e Qeverisë

9:32 / 28.10.2012
Qeveria e Kosovës edhe 10 ditë pas marrjes së “dritës jeshile” nga Kuvendi i Kosovës për fillimin e bisedimeve politike me Serbinë, ende nuk ka dhënë detaje nëse ka filluar me hartimin e platformës se çka do të flitet e çka jo në këto bisedime. Zyrtarët e lartë qeveritarë janë treguar shumë të kujdesshëm që të mos iu “rrëshqasë” asnjë informatë lidhur me hartimin e një platforme të mundshme.

Të shtunën asnjë nga zyrtarët qeveritarë nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë çështje. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi nuk ka dashur të flasë për këtë temë.

“Pyetni Enverin (Hoxhajn)”, ka qenë përgjigja e tij e shkurtër e tij për “Zëri”.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërkaq, ka qenë edhe më i mbyllur. Ai pos që nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike të redaksisë, nuk i ka kthyer as sms-të lidhur me këtë çështje.

As shefi i tyre, kryeministri Hashim Thaçi, nuk ka dashur të flasë të premten për platformën e bisedimeve. Thaçi, kur është pyetur nga gazetarët pas vizitës që i ka bërë Bashkësisë Islame për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit, nëse Qeveria e Kosovës do ta dërgojë platformën e bisedimeve në Kuvend për miratim, ai ka pyetur gazetarët “nëse këtë gjë duhet ta bëjë në Ditën e Bajramit”!? /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:28 / 24.05.2013
Leona Lewis

Leona Lewis e interesuar në astrologji

Këngëtarja britanike, Leona Lewis, fascinohej nga astrologjia kur ajo ishte e re dhe gjithmonë ëndërroi që të shkonte n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
9:52 / 24.05.2013

Fadil Ismaili, miliona euro “Komtel”-it

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomit të Kosovës (MZHE), Fadil Ismajli, i emëruar në kuadër të riformatimit të qeverisë T...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.