Platforma serbe për Kosovën shtyhet për javën e ardhshme

13:16 / 19.10.2012
Takimi i kreut shtetëror të Serbisë i parashikuar për sot, ku do të harmonizohej qëndrimi i përbashkët për Platformën për Kosovën dhe përbërjen e ekipit të ardhshëm negociator serb, do të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Kështu kanë thënë burimet e Qeverisë serbe për gazetën “Vecernje novosti”.

E gjithë kjo, siç raporton RTK nga Beogradi, varet nga bisedimet që sot në Bruksel do t’i ketë kryeministri, Ivica Dacic me përfaqësuesen e lartë të BE, Catherine Ashton, dhe në takimin e ardhshëm të kreut shtetëror serb ku do të vendoset nëse Kuvendi i Popullor me një rezolutë të posaçme do t’i “verifikojë” zgjidhjet e propozuara dhe ekipin negociator të cilin, sipas të gjitha gjasave, do ta udhëheqë kryeministri Dacic.

Edhe pse presidenti Tomislav Nikolic pati deklaruar për gazetën “Vecernje novosti” se takimi do të mbahet sot, termini është lëvizur sepse shumica e figurave kyçe politike të Serbisë për shkak të obligimeve gjenden jashtë vendit, por edhe për shkak të plasaritjeve midis partnerëve të koalicionit qeverisës për shkak të qëndrimeve të ndryshme rreth integrimeve evropiane por edhe rreth Kosovës.

Derisa Nikolic e Dacic e përdorin fjalorin e vjetër e kërcënues se nuk e japin Kosovën për BE, nënkryetari i parë i Qeverisë dhe bashkërendues i të gjitha shërbimeve sekrete civile e ushtarake, ministër i Mbrojtjes dhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Aleksandar Vucic, për të cilin thuhet se e ka mbështetjen e madhe të Berlinit zyrtar, ka thënë hapur se Serbia nuk mund ta sakrifikojë rrugën e vet evropiane shkaku i Kosovës.

Merret vesh se Platforma shtetërore serbe për Kosovën do të jetë përgjigje e llojit të vet ndaj Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën të enjten e miratoi Kuvendi i Kosovës. Në Qeverinë e Serbisë kanë thënë se për Beogradin është i papranueshëm i tërë dokumenti, e veçmas pika e parë e cila nënkupton se Parlamenti i Kosovës e mbështet normalizimin “midis dy shteteve të pavarura - Kosovës e Serbisë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.