Platforma serbe varet nga Hillary Clinton
Udhëzimet finale dhe strategjitë e negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, do të specifikohen vetëm pas vizitës së Sekretares amerikane Hillary Clinton në Beograd, më 31 tetor, si dhe të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton. Ato kanë kërkuar një takim të përbashkët me Kryeministrin dhe Presidentin e Serbisë, Ivica Dacic dhe Tomislav Nikolic.Deri tani askush nuk mund të jetë i sigurt për të konfirmuar ose të mohuar se një nga kërkesat do të jetë që krahas kryeministrit serb Dacic dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi, do të kyçen edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë Tomislav Nikolic.
Platforma për negociata me Prishtinën, në të cilën ka punuar ekipi i presidentit serbe, dje i është ndarë kreut shtetëror të Serbisë. Ditorja “Blic”, duke u bazuar në burimet e saj, thonë se teksti nuk është finalizuar dhe se është duke u analizuar nga zyrtarët e lartë shtetërorë. Por, ajo që dihet është se krerët e Serbisë dje kanë arritur pajtimin për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në takim të pranishëm ishin Nikolici, Dacicici, nënkryetarët Aleksandar Vucic dhe Susanna Grubjesic, Ministri i Jashtëm Ivan Mrkic, si dhe shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin. Takimi ku anëtarët e udhëheqjes kombëtare serbe u njoftuan me draftin e platformës zgjati rreth një orë, ndërsa detajet ende nuk dihen. Siç kanë thënë disa nga pjesëmarrësit, dokumenti është shënuar si sekret shtetëror.
Dacici ka thënë se platforma duhet të jenë fleksibile në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën, por ka cekur se ekziston linja e kuqe nën të cilën Serbia nuk do të kalojë.
“Duhet ndarë zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës dhe asaj që ndodhë ndërmjet, e ky është reklaksimi dhe përparimi në raportet me Prishtinën”, ka thënë Dacic.
Aleksandar Vucic ka thënë se pjesëmarrësve të takimit u është dhënë një "ide" për platformën dhe se fjala është për një draft.
“Nuk është reale të flasim për platformën. Për këtë do të bisedojmë prapë”, ka thënë ai duke shtuar se ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Serbinë në bisedime, por se ekipi do të jetë pa dyshim i nivelit të lartë. /Telegrafi/